Shkoi të vidhte lopët, arrestohet brenda stanit hajduti

Shkoi të vidhte lopët, arrestohet brenda stanit hajduti

12:00, 27/09/2022
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë një person pasi kishte shkuar gjatë natës për të vjedhur bagëtitë.

Mësohet se pronari i bagëtive e ka pikasur hajdutin dhe menjëherë ka njoftuar policinë ku është bërë i mundur dhe arrestimi i autorit.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 38 vjeç, banues në lagjen "Donika Kastrioti", Berat, pasi është kapur në flagrancë, gjatë natës, duke tentuar të vjedhë bagëti, në pronën e shtetasit K. K.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco