Bie dënimi/ Apeli i jep pafajësinë ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Bie dënimi/ Apeli i jep pafajësinë ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

11:58, 27/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Thanza u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për falsifikim të vulave dhe stampave për mosdeklarimin e një dënimi në Itali.

Procesi i vetingut zbuloi një të fshehtë 19-vjeçare të gjyqtarit. Në vitin 1999, ai ishte dënuar për vjedhje në Itali, dënim që nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Hetimi i KPK-së zbuloi probleme edhe me pasuritë e gjyqtarit.

Ai u dënua në maj të vitit 2019 me 9 muaj heqje lirie, por që u konvertua në 18 muaj shërbim prove. Thanza ankimoi vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar ndryshimin e tij dhe deklarimin të pafajshëm. Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me relator gjyqtarin Genti Shala dhe anëtarë Emona Muçi dhe Irida Kacerja, vendosën ta ndryshojnë vendimin e Shkallës së Parë, dhe e deklaruar të pafajshëm.

Thanza pretendoi në mbrojtjen që bëri në Shkallën e Parë, se vendimi i Gjykatës Italiane "ishte me karakter sanksionues dhe jo dënimi, dhe për këtë arsye nuk kisha arsye ta deklaroja në formular".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco