Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Arrestimi i 18 punonjësve në burgun e Fierit, detajet e hetimit: Si uleshin padrejtësisht vitet e dënimit për të burgosurit ‘VIP’

Arrestimi i 18 punonjësve në burgun e Fierit, detajet e hetimit: Si uleshin padrejtësisht vitet e dënimit për të burgosurit ‘VIP’

11:44, 27/09/2022
A+ Aa A-

A2 CNN ka siguruar një pjesë të dosjes hetimore për 18 personat, punonjës të burgut të Fierit, të ndaluar një ditë më parë, për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në konkluzionet e hetimeve, të kryera nga prokurori, Bledar Valikaj, janë konstatuar medikamente mjekësore të skaduara në tre ambiente të ndryshme brenda regjimit të brendshëm; 1. Farmaci, 2. Kreyeinfermieri, 3. ambienti ndihmës i farmacisë.

“Në lidhje me këtë konstatim personat përgjegjës janë Farmacisti Dhori Meco i cili ushtron ketë detyrën prej vitit 2014, kryeinfermieri Ardian Tocilla, i cili punon prej 7 vitesh në këtë institucion, ku katër vite ka qenë me detyrë infermier dhe 3 vitet e fundit me detyrë kryeinfermier, edhe përgjegjësi i Sektorit të Shëndetësisë Arbëri Gjermëni, i cili ushtron këtë detyrë prej viti 2016, pa përgjegjësi nuk është edhe sektori i shëndetësisë pranë DPB-së të cilët administrojnë depon farmaceutike të medikamenteve”, thuhet në konkluzionet e hetimeve.

Porokuroria thotë gjithashtu se, gjatë kryerjes se këtyre veprimeve hetimore nga policia gjyqësore pranë burgut të Fierit, në lidhje me të dhënat e grumbulluara u krijuan dyshime të arsyeshme se në atë institucion janë kryer veprime të kundërligjshme.

19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:

1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).

Mes emrave të të burgosurve që kanë përfituar ulje dënimi të padrejtë, figurojnë edhe Viktor Ymeri, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajedin Lamajt, Genis Mhillaj, i cili ka qenë pjesë e dosjes së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dhe Taulant Balliut, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, si pjesë e bandës së Tan Kateshit në Elbasan në vitin 1997.

“I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj , në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi në bazë të ligjit nr.22/2014 e cila është nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari.

Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier në kundërshtim me kriteret ligjore pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu në kohën që është zbatuar ligji nr. 22/2014 për amnistinë, IEVP Fier nuk ka ekzistuar si institucion, pasi IEVP Fier është hapur për herë të parë në vitin 2015, mbetet e paqartë se me çfarë akti është njohur amnistia këtij të dënuari rreth 2 vite më vonë (arrestuar me datë 24.04.2016).

Për sa më sipër nga ana jonë, u këqyr dhe u morë në cilësinë e provës materiale, fotokopje e dosjes penale e njësuar me origjinalin, për të dënuarin Viktor Ymeraj. Në kartelën personale të dënuarit, në rubrikën përfitimet me dekret, amnisti, ulje dënimi dhe punë, me amnisti është e shënuar, nr. ligji 22/2014, data e dekretit 10.03.2014, sasia e falur 1 (një) vit dhe ka një nënshkrim, rubrika firma e titullarit është e pa nënshkruar.

Referuar kartelës personale të të dënuarit, ku vihet se nënshkrimi në rubrikën është i ngjashëm me nënshkrimin e përgjegjësit të sektorit ligjorë Ervis Alliaj dyshohet se ka falsifikuar kartelën personale të të dënuarit duke shkruar një vit të falur me amnisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco