Policia greke plagos shqiptarin gjatë një operacioni antidrogë

Policia greke plagos shqiptarin gjatë një operacioni antidrogë

10:53, 27/09/2022
A+ Aa A-

Policia greke ka plagosur një 30 vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë.

Shqiptari dhe një oficer policie 35 vjeçar mbetën të plagosur gjatë  një përleshje me armë,  gjatë bastisjes së një kampusi i përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.

Sipas policisë, oficeri 35-vjeçar qëlloi 30-vjeçarin shqiptar i cili është identifikuar vetëm si shtetas shqiptar, i kërkuar për grabitje, armëmbajtje dhe treafik droge drogë.

Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat thuhet se janë pushtuar nga bandat që shpërndanin drogë dhe plaçkisnin shtëpi, veçanërisht në periferitë fqinje të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

Operacioni përfshinte gjithashtu bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit grek.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco