Mjeku i Traumës u prangos duke marrë para! Prokuroria: Korrupsioni i përhapur te bluzat e bardha

Mjeku i Traumës u prangos duke marrë para! Prokuroria: Korrupsioni i përhapur te bluzat e bardha

19:13, 25/09/2022
A+ Aa A-

Arrest me burg është kërkesa e prokurorisë për mjekun Fitim Marku, i cili u arrestua në flagrancë dy ditë më parë në spitalin e Traumës teksa merrte ryshfet. Ndërkohë është zbardhur kërkesa e arganit të akuzës, ku nënvizohet se Marku ka personalitet që mund t'i fshihet hetimit apo të kryej një krim tjetër.

“Kërkojmë të caktohet ndaj mjekut Marku masa e sigurisë arrest me burg. Një masë më e butë nga ato që kemi aplikuar më herët s’ka dhënë reflektim. Korrupsioni është një krim i rëndë dhe kohët e fundit është mjaft i përhapur tek bluzat e bardha”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Mjeku ditën e hënë do të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzën dhe masën e sigurisë. Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pasdite e së premtes pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti.

Ai mori 20 mijë lekë nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që [ër këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco