Vajzës së vogël në Durrës i bie sipër statuja gjysmë e thyer, pëson dëmtime në kokë

Vajzës së vogël në Durrës i bie sipër statuja gjysmë e thyer, pëson dëmtime në kokë

18:11, 25/09/2022
A+ Aa A-

Statujat gjysmake që kanë mbetur në shëtitoren "Taulantia" të Durrësit, të këngëtarëve Tina Turner, John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan janë kthyer në një rrezik për qytetarët e kryesisht për fëmijët e vegjël. Në një denoncim për JOQ, një qytetar denoncon rastin e plagosjes së vajzës.

E vogla ka qenë duke bërë foto me një prej tyre dhe statuja i ka rënë sipër. Vajza ka përfunduar në spital siç shihet dhe në foto është plagosur.

Mesazhi i prindit:

Pershendetje, Duke i bere foto femijes i bie siper statuja gjysem e thyer. Femija me demtime ne koke dhe gjithe trupin. TMERR!

Statujat janë vendosur për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve '80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore. Një ditë më parë, ajo e Tina Turnes ishte ‘shkulur’ e gjitha, duke lënë pas vetëm takat e këngëtares.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco