Nuk i ndalon Policisë së Kosovës, 'thyen' kufirin me Shqipërinë, arrestohet 41 vjeçari

Nuk i ndalon Policisë së Kosovës, 'thyen' kufirin me Shqipërinë, arrestohet 41 vjeçari

19:41, 24/09/2022
A+ Aa A-

Një 41 vjeçar, banues në fshatin Bardhoc është arrestuar pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë së Kosovës dhe ka thyer trarin në kufirin me Shqipërinë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të imtësishëm që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtonte i ndaluari, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Njoftimi/ PKK Morinë

Nuk ndaloi pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtonte i ndaluari, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco