EMRAT/ Zbardhet krimi, arrestohen vrasësit e sipërmarrësit shqiptar në Itali

EMRAT/ Zbardhet krimi, arrestohen vrasësit e sipërmarrësit shqiptar në Itali

19:25, 24/09/2022
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar italian dhe një grua 44-vjeçare, të dy të papunë dhe pa precedentë, u arrestuan nga policia italiane e Venarias, në zonën e Torinos, për vrasjen e Fatmir Arës, sipërmarrësit shqiptar në sektorin e ndërtimit. 

Ai u gjet i vdekur në San Carlo Canavese më 3 shtator.

Davide Osella, i cili kishte pranuar krimin, u arrestua më 6 shtator si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Dy të arrestuarit e orëve të fundit siç raportojnë mediat italiane, akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e 43-vjeçarit.

Shqiptari u vra me të paktën tre të shtëna me armë zjarri në fytyrë.

Aktualisht hetimet janë në vijim për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes, ndërsa në ditët në vijim pritet seanca për caktimin e masave të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco