Përmbytjet në Vaun e Dejës, banorët jetojnë mes mbeturinave, asnjë masë nga bashkia

17:25, 24/09/2022
A+ Aa A-

2 javë pas përmbytjeve banorët e Vaut të Dejës jetojnë në kushte të mjerueshme, teksa reshjet e shumta i shkaktuan dëme të mëdha materiale. Shqetësimi i tyre është indiferentizmi i pushtetit vendor përballë kësaj situate.

Syri Tv

Përmbytjet e 2 javëve më parë në Vaun e Dejës, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në biznese dhe banesa.

Familje që po jetojnë në kushte të mjerueshme dhe mes mbeturinave prej dy javësh, pa marrë asnjë shpjegim nga pushteti vendor.

Pavarësisht inspektimit te Bashkise Vau i Dejës, ende nuk është marrë asnjë masë.

Bashkia Vau i Dejës nuk ka kapacitetin e duhur per t’i bërë ballë situates, duke ia deleguar përgjegjësinë bordit të kullimit, ndërsa e vetmja fadromë në zonë ka ndërprerë punën, duke lënë ndotjen dhe mbeturinat mes banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco