Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Bordi i qeverisë cakton çmimet e reja të shitjes së naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i qeverisë cakton çmimet e reja të shitjes së naftës, benzinës dhe gazit

14:35, 24/09/2022
A+ Aa A-

Bordi i Transparencës i qeverisë shqiptare ka përcaktuar sot më datë 24 shtator 2022, çmimet e shitjes me pakicë të naftës, benzinës dhe gazit deri në një kohë tjetër të papërcaktuar.

Çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Sipas Bordit, çmimet janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktorëve

1.Bursa +31 USD/ton nga data 15 shtator.

2. Kursi dollarit nga 117.2 USD në afërsisht 120 USD.

Ndërsa për benzinën është ulur bursa me 26 USD/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka lëvizje çmimi.

Bordi i transparencës vëren në njoftim se "që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve." 

Kurse Ministria e Financës shtoi se "ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës."

Sipas saj, "Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.  Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim."

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pretendoi se "është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare."

Në përfundim, ministria i tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës se "e ka detyrim, zbatimin e këtëj vendimi dhe se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit, pasi është në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco