Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Tahiri flet për herë të parë që pas arrestimit: Më vunë bombat, s’ka ndodhur kurrë

VIDEO-SYRI TV/ Tahiri flet për herë të parë që pas arrestimit: Më vunë bombat, s’ka ndodhur kurrë

13:32, 24/09/2022
A+ Aa A-

Publikohet për herë të parë intervista e ish-ministrit Sajmir Tahiri që pas dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg. Tahiri ka folur për mediet italiane duke deklaruar se i vunë bombat dhe një gjë e tillë s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Në dokumentarin “I narcos albanesi” tregohet se si bandat shqiptare kanë arritur të marrin kontrollin e trafikut të marijuanës në Europë dhe të fusin në konflikt edhe bandat e Ekuadorit për trafikimin e kokainës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Nga SYRI TV

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për herë të parë që pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg. Ish-ministri kampion i Edi Ramës ka folur për mediet italiane të cilat kanë përgatitur një dokumentar për pushtimin e tregut të drogës në Europë nga bandat shqiptare.

“I narcos albanesi” i gazetarit italian Nello Trocchia do të transmetohet këtë të shtunë dhe tregon fuqizimin e bandave shqiptare që tashmë kanë ndezur edhe konfliktin në Ekuador për trafikun e kokainës drejt Europës.

Gazetari thekson në dokumentar se intervista është realizuar 4 ditë para vendimit, ku ish-ministri ka mohuar akuzat.

Tahiri: “Nëse do të isha i korruptuar, nuk do të vija në Itali dhe t’i kërkoja Guardia di Finanza-s të dyfishonte monitorimet për trafikun e drogës. I kam kërkuar të gjitha shteteve evropiane të na ndihmojnë në luftën me trafikun e drogës. Më vunë “bombat” dhe nuk kam pranuar kurrë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marijuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie.”

Në dokumentarin italian tregohet se si mafia shqiptare ka filluar “ngritjen e saj” dhe ka lidhur kontaktet me grupet e huaja kriminale që në fillim të viteve 1990. Trafikantët shqiptarë të drogës tregohet se janë të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t’i ndalojë dhe gjithmonë të armatosur rëndë edhe pse janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë.

Përmes lidhjeve të tyre  kanë arritur të formojnë një ushtri “besnikësh” që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon “ari i shekullit”, kokaina.

Më tej shkruhet se kjo mafia e ka gjithmonë bazën në vendlindje, e prej aty ka arritur të pushtojnë  Ekuadorin ku pikërisht nga shqiptarët ka nisur një luftë mes trafikantëve, se kush do bëjë të mundur transportimin e kokainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco