Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

SYRI TV/ 'Çmenden' çmimet e pronave në Vlorë, bum kërkesash nga rusët

11:50, 24/09/2022
A+ Aa A-

Shumë shtetas rusë, të cilët po largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të vendimit të Putinit për mobilizim ushtarak, po gjejnë strehë në vendin tonë. Rusët janë të përqendruar në zonat bregdetare, kryesisht në Vlorë. Pas kërkesave të shumta për shtëpi, në qytetin bregdetar çmimet e apartamenteve janë rritur më shumë se 30% 

SYRI TV

Shumë shtetas rusë, të cilët janë larguar nga vendi për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, kanë pasur kërkesa të shumta nga për të blerë apartamente në qytetin e Vlorës. Kjo është shoqëruar me një rritje të çmimit të apartamenteve deri në 30%. Agjentët imobiliarë thonë se sipas legjislacionit ata mund të pajisen me leje qëndrimi afatgjatë në vendin tonë, nëse kanë çertifikatë pronësie të një apartamenti në Shqipëri. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, duket se nuk është mirëpritur nga shumë shtetas rusë, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

Alvaro Dalipi, drejtues i një agjencie imobiliare në Vlorë, tregon se gjatë muajve të fundit ka pasur kërkesa të larta nga shtetasit rusë, për të blerë apartamente në qytetin e Vlorës. Dalipi thotë se legjislacioni shqiptar u krijon lehtësira shtetasve rusë për t’u pajisur me leje qëndrimi afatgjatë në vendin tonë, nëse ata kanë një çertifikatë pronësie të një apartamenti në Shqipëri. Alvaro Dalipi tregon se veç rusëve, kërkesa të larta për blerje apartamentesh ka dhe nga shtetasit bjellorusë, ukrainas apo dhe italianë.

Ndërkohë, kërkesat e larta nga të huajt, kanë rritur deri në 30 përqind çmimin e apartamenteve në Vlorë. Këtë e dëshmon kreu i dhomës së industrisë në Vlorë, Arben Breshani, i cili shprehet se nga 600 deri në 800 euro që ishte metri i katrorit një vit më parë, tashmë ka kapur shifrën 1000 deri në 1500 euro metri/katror.

Zonat më të shtrenjta në Vlorë janë ato përgjatë Lungomares, qendra apo dhe zona e bulevardit Vlorë-Skelë, ku çmimet mund të shkojnë edhe në 2000 euro metri i katrorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco