VIDEO-EMRI/ Kokaina: Lihet në burg shoferi i institucionit të rëndësishëm

10:54, 24/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e shtetasit Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën shtrënguese të arrestit me burg për veprat penale ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

I riu, për të cilin burime jozyrtare thonë se është shofer i një institucioni të rëndësishëm në vend, që ka vënë në dijeni edhe policët në momentin e ndalimit, ra në pranga më 18 shtator rreth orës 12:30, gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e repartit "Shqiponja" në rrugën "Kokonozi" në Tiranë.

Mjeti me të cilin udhëtonte Malaj është kontrolluar, ku në një paketë cigaresh dhe në një kuti syzesh i janë gjetur doza kokainë, gati për tregtim.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku në vende të ndryshme u konstatuan pajisje për përgatitjen e dozave të kokainës si dhe 3 armë zjarri të tipit pistoletë pa leje përkatëse.

Referuar dosjes hetimore që Syri TV disponon, thuhet se pesha totale e kokainës së sekuestruar është 2.4 gram, ndërsa përveç kësaj sasie dhe armëve pa leje, janë gjetur edhe municione, peshore, qese plastike me shenja të kokainës etj.

Policia po punon për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco