I vranë djalin, nëna e Erion Xhenje letër publike: Kërkoj drejtësi dhe mbrojtje

I vranë djalin, nëna e Erion Xhenje letër publike: Kërkoj drejtësi dhe mbrojtje

20:54, 22/09/2022
A+ Aa A-

Nëna e të riut të vrarë pak ditë më parë në Shkodër, Erjon Xhenje, Elvira ka bërë sot një letër publike.

Me anë të letrës, ajo shprehet se djali i saj është vrarë sepse kushërinjtë e tij janë me precedentë penalë.

Elvira Xhenje ka kërkuar mbrojtje, pasi shkruan shkruan në letrën e saj, ndihet e rrrtezikuar bashkë me familjen.

Letra publike e Etleva Xhenje:  

Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër me dt 18-09-2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tone, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshmi i merret jeta me pa të drejtë.

Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penalë. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dyte Erjonin duke cënu dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjarëve sërish.

Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është eduku me vlera dhe i ka manifestu në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur.

Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurte qe ai është lule ne xhenet. Allahu e paste në mbrojtje pasi ne këtë jetë ka padrejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco