EMRI/ Vrasja e të riut në Shkodër, autor dyshohet djali i Ismet Çekores, i ekzekutuar më 2 shtator

EMRI/ Vrasja e të riut në Shkodër, autor dyshohet djali i Ismet Çekores, i ekzekutuar më 2 shtator

18:49, 22/09/2022
A+ Aa A-

Bajram Çekorja është personi i dyshuar si autor i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenja mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Bajram Çekoren ndërsa dyshohet se edhe dy të tjerë janë të implikuar në vrasje.

Bajram Çekorja është djali i 57-vjeçarit Ismet Çekorja i cili u ekzekutua më 2 shtator në Shkodër. Edhe pse i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit më 25 gusht, kjo nuk e ka penguar Bajram Çekoren të vrasë 19-vjeçarin Xhenja për të cilin dyshon se i nxori të atin në pritë më 2 shtator.

19-vjeçari Erjon Xhenje u ekzekutua mbrëmjen e 18 shtatorit teksa pinte kafe në një lokal pranë bulevardit 'Bujar Bishaniku', pranë vendit të quajtur 'rruga e madhe'.

Njoftimi i Policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas. 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje. 

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër. 

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  

Po punohet për kapjen e shtetasit B. Ç., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco