Bilanci i COVID/ 95 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 95 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

19:26, 21/09/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 95 raste të reja me koronavirus nga 702 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë person nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 6 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 115 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 831 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.

Statistika (21 Shtator 2022) 
Raste të reja ditore                95
Të shëruar në 24 orë             115
Të shtruar në spitale             6
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     702
Testime totale                   1,976, 414
Raste pozitive                      330,664
Raste të shëruara                  326,244
Raste Aktive                             831
Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë                    402
Shkodër                 96
Elbasan                   72
Fier                           63
Vlorë                         51
Durrës                     40
Gjirokastër                27
Korçë                         21
Lezhë                        21              
Dibër                           19
Berat                           18   
Kukës                           1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco