'Air Albania' braktis pasagjerët në Rinas, vonohet mbi 4 orë udhëtimi drejt Romës

'Air Albania' braktis pasagjerët në Rinas, vonohet mbi 4 orë udhëtimi drejt Romës

22:32, 19/08/2022
A+ Aa A-

Një skandal ka ndodhur këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

'Air Albania' ka braktisur për 4 orë pasagjerët në Rinas të cilët prisnin të fluturonin drejt Romës, dhe ky udhëtim ende nuk ka nisur.

Shkaqet e kësaj vonese janë të paqarta pasi qytetarët nuk informohen.

Nisja drejt Romës ishte planifikuar në orën 18:30. Për udhëtarët nuk ka asnjë shpjegim dhe ju thuhet vetëm 'prisni'.

Prej orës 18:30 qytetarët enden nëpër aeroport. Ky mund të quhet skandali i radhës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco