FOTO/ Aksident i rëndë në autostradë, një i vdekur dhe 4 të plagosur

FOTO/ Aksident i rëndë në autostradë, një i vdekur dhe 4 të plagosur

18:52, 19/08/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur këtë pasdite në autostradën 'Ibrahim Rugova' në Kosovë. Ky aksident i rëndë ka ndodhur në kilometrin e 56-të të autostradës, konkretisht në drejtim Vermicë-Gjurgjicë.

Siç shihet në pamjet e publikuara aksidenti ka qenë i fortë dhe për pasojë makina ka përfunduar jashtë rrugës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet ndërsa të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco