Viktimat lëviznin vetëm me mjete të blinduara, por ja si u pikasën sot

Viktimat lëviznin vetëm me mjete të blinduara, por ja si u pikasën sot

12:16, 18/08/2022
A+ Aa A-

Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Hakim Xhezo,  i cili në zonën e Vlorës njihej si “Bushi”.

Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz’ që është bërë shoshë  nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Hakim Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër, ku një biznesmen u vra për një kalë.

Duket se pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në 2019, viktimat ishin tejet të kujdesshëm në lëvizje, duke përdorur vetëm mjete të blinduara.

Ditën e sotme ata nuk e kanë menduar se do të identifikoheshin me mjetin që po përdornin, por autorët që dyshohet se kanë qenë me pagesë, e kanë mirëorganizuar atentatin duke u marrë jetën në vend pasi u zbrazën të paktën 60 plumba kallashnikovi mbi makinë.

Ndërkohë në aksin Levan-Tepelenë, trafiku është rënduar së tepërmi, duke vështirësua dhe mbërritjen e ambulancën së morgut./BW

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco