Atentati mafioz në Vlorë/ Lidhja e viktimave me vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj

Atentati mafioz në Vlorë/ Lidhja e viktimave me vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj

11:52, 18/08/2022
A+ Aa A-

Shpati Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç janë dy personat që mbeten të vrarë këtë të enjte teksa po udhëtonin me makinë në aksin Fier-Vlorë.

Njëri prej viktimave Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë në gusht të vitit 2019, ku mbetën të plagosur edhe djali dhe një i afërm i viktimës.

Xhezo u arrestua në Durrës disa muaj pas ngjarjes, pasi pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli.

I ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit.

Për ngjarjen e vitit 2019 ishte arrestuar edhe viktima tjetër Lena, por në mars të këtij viti, Gjykata e kishte lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco