VIDEO/ Vlorë: Atentatorët djegin makinën pa targa pas ekzekutimit mafioz, dyshohet për 3 vrasës Pamje nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Vlorë: Atentatorët djegin makinën pa targa pas ekzekutimit mafioz, dyshohet për 3 vrasës

10:29, 18/08/2022
A+ Aa A-

Pas ekzekutimit mafioz të dy personave në Panaja të Vlorë, që po qarkullonin me një makinë Benz në autostradën Fier-Vlorë, një makinë është gjetur duke u djegur në Çerven dhe dyshohet se i përket autorëve.

Gazetari Xhemil Beharaj raportoi se automjeti ishte BMW pa targa. Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar Policinë dhe zjarrfiksen. Dyshohet se ajo është makina e autorëve të krimit në Panaja të Vlorës.

Informacionet janë duke u pasuruar, saktësuar.

Identiteti i dy viktimave nuk dihet ende, Policia ka rrethuar vendin ku janë qëlluar dhe makinën që është rrëzuar buzë rrugës.

Autorët duket se kanë qënë në pritje që viktimat të kalonin dhe i kanë qëlluar me një breshëri kallashnikovi. Sipas burimeve, dyshohet se kanë qënë tre autorë, njeri drejtonte makinën dhe dy të tjerët kanë qëlluar. Më pas janë larguar me shpejtësi duke djegur automjetin në Çerven në aksin Levan-Tepelenë.

Megjithatë, një radhë e gjatë trafiku është krijuar në zonë në këtë moment për shkak të se është piku i sezonit turistik dhe rruga është bllokuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/08/2022 14:07

Po si ka mundesi qe me "policine" qe duam, "te rrepte" me te vobektit, qe i merr "gjak ne vetull" kujdo qe nuk ka breke ne bythe e nuk ka lidhje ne Edvinin, levizin neper Shqiperi makina atentatoresh pa targa dhe te armatosur???!!! Shqiperia sot, fatkeqesisht me mbeshtetjen e fuqishme amerikane dhe evropiane, eshte kthyer me keq se sa Siçilia e viteve 1970-1980! Rrofte Amerika!

Shto koment

Denonco