VIDEO/ Ekzekutim mafioz në Vlorë, konfirmohen dy të vdekur, një makinë po digjet në Çerven Pamje nga vendngjarje

VIDEO/ Ekzekutim mafioz në Vlorë, konfirmohen dy të vdekur, një makinë po digjet në Çerven

10:13, 18/08/2022
A+ Aa A-

Një krim që ka ndodhur para pak minutash në fshatin Panaja të Vlorës duket se është një atentat i mirëfilltë mafioz.

Ka dyshime se janë dy persona të vrarë me breshëri automatiku brenda makinës Benz së rrëzuar në kanal në autostradën Fier – Vlorë.

Shoferi duket se ka humbur kontrollin pasi është qëlluar mbi të në ecje e sipër nga një automjet tjetër.

Gazetari Këllçiu tha se një makinë është gjetur duke u djegur në Çerven në aksin Levan-Tepelenë dhe dyshohet se është e autorëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco