Vrasja në Elbasan, sherri nisi në rrjete sociale, detaje të reja

Vrasja në Elbasan, sherri nisi në rrjete sociale, detaje të reja

09:51, 18/08/2022
A+ Aa A-

25-vjeçari Madrit Ulqinaku mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan pranë stadiumit të qytetit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale, ndërsa dyshohet që sherri të ketë nisur fillimisht në rrjetet sociale.

Më pas palët janë takuar në vendin ku ndodhi krimi.

Në takim kanë qene 4 persona, viktima, autori i dyshuar dhe 2 miqtë e autorit.

Në këtë takim ka patur dhe një goditje me shpullë nga ana e viktimës.

Më pas palët janë larguar.

Po pikërisht teksa viktima Madrit Ulqinaku po hipte në makinën që kishte të parkuar në anë të rrugës u qëlluar me armë nga autori, duke humbur jetën në vend.

Aturoi i dyshuar i kësaj ngjarje 20 vjeçari K.Sh është larguar më pas nga vendngjarja pas krimit.

Ai vijon të jetë në kërkim nga policia.

Bëhet me dije se 25-vjeçari Ulqinaku ishte kthyer në vendlindje prej pak ditësh pasi jetonte në Itali.

Makina të cilën përdorte e kishte marrë me qira.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është fakti që gëzhoja e armës me të cilën u qëllua Ulqinaku nuk është gjetur ende, teksa grupi hetimor vijon kërkimet në vendngjarje.

Kjo është dinamika e ngjarjes që dihet deri në këto momente, por ende mbetet i paqartë motivi i sherrit që nisi mes të dyve. /tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco