Komisariati i Bulqizës padit mjekun e Dibrës, nuk njoftoi për pacienten e vrarë nga bombola

Komisariati i Bulqizës padit mjekun e Dibrës, nuk njoftoi për pacienten e vrarë nga bombola

08:38, 18/08/2022
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë së Bulqizës ka paditur në Prokurori, mjekun e spitalit rajonal të Dibrës pasi ai nuk ka njoftuar për një paciente që i ka shkuar për kurim e djegur nga bombola e gazit dhe që më pas edhe ka vdekur.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se “specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër.

Më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M, 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco