FOTO+VIDEO/ Makina mbi trotuar para derës së restorantit, gjurmët e gjakut në vendin ku u masakrua Klodian Bakiaj

20:50, 17/08/2022
A+ Aa A-

Syri.Net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në Sarandë ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Klodian Bakiaj.

Ky i fundit u qëllua me thikë nga kamarieri i një restoranti, 24-vjeçari Xhanelo Tarja, pasi parkoi mjetin para biznesit ku i riu punonte.

Fillimisht dy personat kanë debatuar me njëri-tjetrin ndërsa sherri ka agravuar deri në përdorimin e thikës nga 24-vjeçari nga Laçi.

Syri.Net ka siguruar me foto dhe video makinën të cilën 41-vjeçari e kishte parkuar para derës së restorantit në trotuar.

Policia ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Xhanelo Tarja ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco