VIDEO/ Rrufeja godet banesën në Berat, digjet shtëpia, shpëtojnë mrekullisht fëmijët

18:20, 16/08/2022
A+ Aa A-

Një shtëpi është djegur pasi është goditur nga rrufeja, në Drenovicë, Berat.

Rrufeja ka rënë në çatinë e banesës duke djegur katin e dytë, por fëmijët që ndodheshin në shtëpi kanë qenë në katin e parë, kështu që nuk ka të lënduar.

Fqinjët u kanë ardhur menjëherë në ndihmë fëmijëve, duke i ndihmuar të dalin nga shtëpia. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e bashkisë e Dimal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco