VIDEO-SYRI TV/ 'Ndihem e shpërfytyruar', gjyqtarja e Elbasanit kërkon lirinë: Jam e vetme

16:50, 16/08/2022
A+ Aa A-

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Kjo e fundit, akuzoi prokurorinë për prova të montuara, ndërsa në kërkesën për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ajo u tha gjykatës se I duhet liria për të siguruar prova për të bërë mbrojtjen. Vyshka tha se prej javësh që kur se është arrestuar, ndjehet e shpërfytyruar.

Nga SYRI TV

'Një proces të stisur dhe të montuar për t’i dëmtuar imazhin', e ka konsideruar gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, akuzën e ngritur ndaj saj nga SPAK për të cilën nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka vendosur masën e arrestit në shtëpi.

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO-së, ndaj Vyshkës dhe 4 të pandehurve të tjerë, mes të cilëve edhe avokati Ilir Pashaj që ndodhet prapa hekurave, bashkë me Taulant Ramollarin e Xhulio Musain, ky i fundit edhe personi për të cilin SPAK pretendon se të afërmit e tij kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren për ndryshim mase, pasi është arrestuar për tjetër vepër penale. Ndërkohë përveç gjyqtares, në arrest shtëpie ndodhet edhe Andrea Tirana.

Në përfundim të seancës, gjyqtarja Vyshka e konsideroi vendimin e Apelit të Posaçëm të padrejtë. Ndërkohë, brenda sallës së gjyqit, ajo këmbënguli në pafajësi.

‘Pretendimet e ngritura në këtë kallëzim janë vërtetuara se kanë qenë të sajuara, të pavërteta dhe nuk kanë ndikuar në asnjë qëndrim mbi vendimmarrjen time si gjyqtare, në dhënien e këtij vendimi, dhe as nuk flasin për indicie që tregojnë se vendimmarrja ime ka cenuar interesit e drejtësisë.

Vetë prokuroria thotë se nuk është faktuar asnjë veprim korruptiv nga ana ime. Pasi jo vetëm nuk kam pranuar, por as të më jetë afruar ndonjë shpërblim për caktimin e një mase të caktuar. I pandehuri ka marrë dënimin e merituar.

Veprimet e mia reflektojnë vetëm ligjshmëri, nuk përmbajnë asnjë element të veprës penale për të cilën më akuzon prokuroria. Provat janë marrë të shkëputura dhe në mënyrë selektive’, ka thënë gjyqtarja Vyshka.

Gjyqtarja me 42 vite karrierë në sistemin e drejtësisë dhe në prag të daljes në pension, radhiti edhe një sërë argumentesh lidhur me kërkesën për heqjen e masës së sigurisë.

Vyshka tha: ‘Kërkoj ta ndryshoni atë vendim të turpshëm, i cili prej disa javësh, më kë bërë të ndjehem si e shpërfytyruar si njeri. Jetoj vetëm, familjarët i kam jashtë shtetit. Masa e sigurisë është shumë e rëndë. Nuk e meritoj në raport me ç’kanë letrat, por edhe me ç’garanton statusi im. Kam impenjime personale, detyrime ligjore duhet të mbledh provat që edhe të mbrohem pasi askush tjetër nuk ka kush ta bëjë për mua’.

Gjyqtarja Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan më me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj Xhulio Musajit të arrestuar për plagosje, kundrejt ryshfetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO16/08/2022 17:44

A mos po kthehet SPAK, si prokurori-gjykatat e viteve 1945-1950?! E tha spaku dhe u vu vula e të vertetës! Nga çfarë dëgjohet e shikohet si në rastin e inceneratorëve, spak, nuk është i vertetë!

Shto koment

Denonco