EMRAT/ U përplas tek rruga e liqenit, humb jetën 60-vjeçari

EMRAT/ U përplas tek rruga e liqenit, humb jetën 60-vjeçari

14:43, 16/08/2022
A+ Aa A-

Ka humbur jetën 60-vjeçari Begzan Hysa i cili mbeti i plagosur pasditen e djeshme nga një aksident në zonën e rrugës së re të liqenit.

60-vjeçari Hysa nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja Elinta Garo.

Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.

Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçarja Elinta Garo që shkaktoi aksidentin është tashmë e arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco