Kosovë: shpërndau përmbajtje pornografike të fëmijëve, arrestohet 34-vjeçari

Kosovë: shpërndau përmbajtje pornografike të fëmijëve, arrestohet 34-vjeçari

13:33, 16/08/2022
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një 34 vjeçar të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi. Ai është arrestuar nga Policia dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore

 “Policia e Kosovës, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore, më datë 15.08.2022 ka identifikuar të dyshuarin i cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit WhatsApp”, bëri të ditur policia.

 Ndërkohë që Policia u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes për fëmijët e tyre se çfarë  materialesh posedojnë në telefonat e tyre dhe me kë komunikojnë.

“Shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj komunikate t’u bëjmë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë”, përfundon policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco