Arrestohen dy mashtrues italianë në Elbasan, shitën 200 mijë euro flori falso në argjendari

Arrestohen dy mashtrues italianë në Elbasan, shitën 200 mijë euro flori falso në argjendari

10:08, 16/08/2022
A+ Aa A-

Dy italianë, njeri nga Napoli dhe tjetri nga Milano mbi 60 vjeç, kanë mashtruar duke i shitur argjendarëve në Tiranë dhe në Podgoricë, flori falso në formë kokrrizash me vlerë 200 mijë euro. Kjo ishte herën e parë, në qershor, sepse në në gushta ata u kthyen përsëri për të mashtruar, këtë radhë në Elbasan.

Policia e Elbasanit, pasi ka marrë njoftimin, ka organizuar operacionin “Fake Gold” dhe i ka vënë prangat, Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario, që kishin sjellë për të shitur ar të përzier me metale të tjera.

Hetuesit e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Elbasani  organizuan operacionin policor të koduar "Fake Gold" dhe i arrestuan në flagrancë, Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli të Italisë dhe Gennario, 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Sipas Policisë “nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash me vlerë 200 000 euro në Tiranë dhe Podgoricë gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që ata kanë shitur ka rezultuar më pas i përzier me metale të tjera.

Si rezultat i operacionit ata u kapën në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Atyre iu sekuestruan 3 kg ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan me akuzat: "Kontrabandë me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrim”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco