Dibër: Dy vëllezër nga Pejka hyjnë me forcë dhe vjedhin bashkëfshataren e tyre

Dibër: Dy vëllezër nga Pejka hyjnë me forcë dhe vjedhin bashkëfshataren e tyre

09:56, 16/08/2022
A+ Aa A-

Dy vëllezër nga fshati Pejkë i Dibrës kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur  në shtëpinë e një bashkëfshatareje të tyre, parët e saj si dhe bizhuteritë.

Policia e Dibrës u organizua për zbulimin e hajdutëve dhe vuri në pranga dy të rinjtë e fshatit, Fjoralb dhe Arsen Manit.

Policia e Dibrës tha se ata “i vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, po falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, dy vëllezërit u identifikuan dhe u vunë në pranga”.

Të arrestuarit në kuadrin e operacionit “Goods”, F.joralb Mani, 25 vjeç dhe Arsen Mani, 27 vjeç, banues në fshatin Pejkë të Maqellarës akuzohen tani për "vjedhje me dhunë", kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco