Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje kërkon gjykim të ri në Zvicër

Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje kërkon gjykim të ri në Zvicër

23:28, 15/08/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Visselhövede po përpiqet të rifillojë procesin gjyqësor në Gjykatën e Landit, të Verdenit. 

Ai e ka justifikuar këtë kërkesë duke thënë se ka pasur frikë për jetën e tij, tha një zëdhënëse e gjykatës së përmendur.

Shqiptari i ka thënë gjykatës se ai kishte qenë duke drejtuar motorin nga i cili qe kryer vrasja, por nuk e dinte që njeriu pas tij kishte armë me vete.

Gjykimi për vrasjen ishte mbështetur mbi akuzën për të shtënat fatale të shkrepura nga një motoçikletë në lëvizje përpara një shkolle në Visselhövede, në vitin 2017. Me atë rast ishte vrarë një 49-vjeçar nga Shqipëria.

Gjykata e Verden-it, duke u pajtuar me kërkesën e prokurorisë, në fund të marsit 2018 kishte dënuar 23 vjeçarin shqiptar me burgim të përjetshëm. Ai vrau bashkëkombasin e tij përpara syve të vajzës minorene në një shkollë publike.

Ai kishte qëlluar për vdekje 46 vjeçarin K. P., ish-oficer i Policisë Ushtarake të Shqipërisë, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 kishte vrarë në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin A. F. Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.

Viktima K. P., atëherë 41-vjeçar punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie K. P. Në sherr e sipër, P. kishte qëlluar A. F., duke e lënë të vdekur. Ai qe arrestuar pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Në muajt e parë të vitit 2017 K. P., qe larguar në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco