'Përi u këput, oh Zot u këput fija e fundit', babai i 16-vjeçarit rrëqeth me fjalët për djalin që i vdiq në aksident

'Përi u këput, oh Zot u këput fija e fundit', babai i 16-vjeçarit rrëqeth me fjalët për djalin që i vdiq në aksident

20:20, 15/08/2022
A+ Aa A-

16-vjeçari i cili u dërgua për shërim në Gjermani pas aksidentit të rëndë në Gllogjan ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e Rilindit e kanë konfirmuar edhe familjarët përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, babai i tij ka publikuar një postim duke i dedikuar disa vargje me të cilat ka shprehur dhimbjen që po e ndjen për humbjen e të birit.

“Përi……dhe u këput. O Zot, u këput përi. U këput fija e fundit! Pak gjak, Pak lindje, Pak përjetime, Pak jetë, e në fund, shumë dhimbje! Krejt pak dhe shumë… Të dua, Lindi! Babi”, ka shkruar Agron Zeqiraj, babai i 16-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco