VIDEO/ Mediat britanike jehonë emigrantëve shqiptarë: 4 mijë persona hynë ilegalisht nga Franca

18:19, 15/08/2022
A+ Aa A-

Emigrantët shqiptar janë kthyer në shqetësimin kryesor të autoriteteve në Mbretërinë e Bashkuar. Në një investigim të realizuar nga tabloidi britanik Daily Mail, rezulton se shqiptarët renditen ndër të parët në listë me numrin me të madhë të emigrantëve ilegal që futen në Angli përmes kanalit te La Manshit nga Franca. 

Syri Tv

Mediat britanike vazhdojnë t'i bëjnë jehonë lajmit për kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë në Angli.

Rreth 4.000 emigrantë janë futur në Angli deri tani, bën të ditur Daily Mail, por autoritetet vëndase kanë frikë se shifra e emigrantëve ilegalë do e kalojë atë të vitit të 2021.

Sipas raportimeve te mediave angleze, shqiptarët sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.

Autoritetet britanike janë shprehur se po e monitorojnë rritjen e emigrantëve ilegalë nga Shqipëria, pasi ata paguajnë shuma të mëdha parash dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët siç nuk i garantohet asnjë emigrant tjetër.

Të dielën u raportua  se 20,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike këtë vit, një moment historik që nuk u arrit vitin e kaluar deri në fillim të nëntorit.

Kjo do të thotë se shqiptarët përbëjne një të pestën e emigrantëve që janë futur në Angli që nga fillimi i janarit, raporton tabloidi britanik.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve nga Shqipëria përfundojnë duke kryer krime, shkruajnë mediat në Britani.

Ndërkohë një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Britanise e firmosur në korrik 2021, ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e personave të inkriminuar të riatdhesohen në Shqipëri, shkruan Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco