Ulen testimet, bien edhe infektimet me koronavirus, asnjë humbje jete

Ulen testimet, bien edhe infektimet me koronavirus, asnjë humbje jete

17:36, 15/08/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton situatën e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19. 

Nga 321 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 89 qytetarë (459 ishte numri i rasteve pozitive një ditë më parë). 

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar fatmirësisht, ndërkohë që 179 qytetarë janë shëruar. 

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki: 

30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet. 

Janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore            89
Të shëruar në 24 orë          179
Të shtruar në spitale            27
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     321
Testime totale               1,942,526
Raste pozitive                  321,893
Raste të shëruara              314,991
Raste Aktive                        3,331
Humbje jete                         3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë                    1,271
Fier             512
Durrës             310
Vlorë             301
Gjirokastër     186
Berat      152
Korçë              137
Lezhë               132
Shkodër               132
Elbasan               124
Dibër                47
Kukës                27

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco