Arrestohen 18 shoferë në Tiranë, 707 gjobiten për përdorim të celularit

Arrestohen 18 shoferë në Tiranë, 707 gjobiten për përdorim të celularit

16:19, 15/08/2022
A+ Aa A-

Polici e Tiranës ka arrestuar 18 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.
Sipas njoftimit, janë gjobitur edhe 707 shoferë për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. 

Njoftimi/ Policia Rrugore e Tiranës 

Gjatë javës që lamë pas u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 109 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti. 

Janë ndëshkuar me masë administrative 707 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

291 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2145 drejtues mjetesh. 

Janë pezulluar 130 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.  
 
Janë vendosur 354 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. 

Janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 387 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco