Kapet pas një viti, i riu nga Gramshi që mbolli 400 bimë kanabisi në gota

Kapet pas një viti, i riu nga Gramshi që mbolli 400 bimë kanabisi në gota

09:49, 15/08/2022
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë së Gramshit në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit ka arritur të gjejë dhe të arrestojë pas një viti, mbjellësin e 400 bimëve kanabisi në vitin 2021, Andon (Ardit) Druzhës, 32 vjeç nga Elbasani. Operacioni u quajt Sulta sipas emrit të fshatit ku u gjet kanabisi që kishte kultivuar ai.

Sipas Policisë, Druzha ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit në Sultë, Komisariati i Policisë Gramsh gjeti 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco