Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Kuçovë, makina përplas për vdekje një burrë me biçikletë Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti

FOTO/ Kuçovë, makina përplas për vdekje një burrë me biçikletë

08:25, 15/08/2022
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës, njofton gazetarja e SYRI TV nga Berati. Aksidenti është regjistruar në orën 6:30 minuta në vendin e quajtur "Meteor". Viktimë ka mbetur një burrë 71 vjeç, identiteti i të cilit u mësua më vonë: Hamit Krasi, 71 vjeç nga Kuçova.

Ishte një 31-vjeçar që duke qarkulluar me automjetin e tij Fiat Punto me targa AA 667 LK, e ka përplasur 71-vjeçarinqë po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe burri me biçikletë ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga prapa.

Fillimisht Krasi ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë. Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor,të cilët kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas Policisë,shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën automjeti ishte duke qarkulluar në këtë rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco