Ikën dritat gjatë koncertit të Noizyt, reagon OSHEE: Jo për fajin tonë

Ikën dritat gjatë koncertit të Noizyt, reagon OSHEE: Jo për fajin tonë

22:33, 14/08/2022
A+ Aa A-

OSHEE ka reaguar për mediat pas lajmit se në koncertin e Noizyt në sheshin 'Nënë Tereza' ikën dritat.

OSHEE sqaron se kjo nuk ka ndodhur për shkak të problemeve në rrjetin e përgjithshëm elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë të cilat menaxhohen nga organizatorët.

Në rrjet qarkullon edhe një video ku dëgjohet turma duke thirrur 'Rama ik'.

Njoftimi
Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët. 

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco