Hidhet me kokë në det, paralizohet turisti nga Rumania

Hidhet me kokë në det, paralizohet turisti nga Rumania

14:13, 14/08/2022
A+ Aa A-

Një tjetër turist është plagosur rëndë, pasi është hedhur me kokë në det.

Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, Sarandë.

Rumuni Catalin-Dumitru Macanu, 38 vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku është konstatuar frakturë e qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme.

Gjendje e tij është paraqitur shumë e rëndë.

Për shkak të kësaj situate ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

6 ditë më parë, një pushues 28-vjeçar nga Tepelena u transportua me helikopter drejt Tiranës pas frakturës së rruazave të qafës të shkaktuara nga hedhja me kokë në një nga plazhet e Sarandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco