VIDEO/ Hoqi dhe hodhi flamurin turk ne Gjirin e Lalzit, arrestohet

VIDEO/ Hoqi dhe hodhi flamurin turk ne Gjirin e Lalzit, arrestohet

13:25, 14/08/2022
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka hequr dhe ka flakur një flamur turk.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalzit një ditë më parë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur ‘Gjiri i Lalzit’, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’ dhe ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhimi14/08/2022 20:43

JUVE QE JENI KUNDRA TURKUT SHKONI NE GJITH JUGUN SE E KENI TE MUSH ME FLAMUJ E PARULLA. SHKONI PO SJU ONI ME THU GREKU OR TRIMA "PALLAZG"

korcari14/08/2022 18:02

policija duhet ta hiqte vete flamurin turk kines rus car te jet ketu jemi shqiperi edhe jo turko gjiftari

Gjergji14/08/2022 17:52

Po pse forget eshte turp? Historia eshte histori. Nuk e ka fajin Turqia se ne jemi alabaket e Europes. Be se ka mik per cdo situate ne Shqiperi, miku i pare eshte Turqia.

Shqiptari14/08/2022 16:04

Po shume mire ka bere dhe i lumte dora dhe zemra atij qe e ka bere. Po te isha une do ta kisha djegur fare atje ku e kishin vene. Policia duhet te arrestonte ate qe e kishte vene flamurin turk. Po ç'mutin kerkon flamuri turk atje? Apo eshte kamping turk? Çfare eshte Shqiperia, koloni turke? Apo i kemi vellezer turqit qe na qine nenat dhe motrat 500 vjet? Mbase do kete ndonje lidhje nga nena Edvin Rama me turbot? Apo i duam shuame sepse na lane prapa botes 500 vjet? Apo na ngriten ndonje universitet ato 500 vjet pushtim?

Poshte turku14/08/2022 15:35

I lulme dora

altini14/08/2022 15:31

A jeni ne vete? Turp per policine qe ben nje ndalim te tille. Se na plasi qe do jene merzitur ca anadollake dhe turkofile qe pushonin tek gjiri i Lalzit.

Shto koment

Denonco