Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Në 2007 Admir Bejo tentoi të vrasë dy vëllezër për një femër, zbardhet e shkuara e të plagosurit të Kuçovës

21:08, 13/08/2022
A+ Aa A-

Zbardhet e shkuara kriminale e të plagosurit mbrëmjen e sotme në lagjen '1 Maji', në Kuçovë. 

Admir Bejo, 45 vjeç rezulton të jetë një emër i njohur për policinë. 

Në vitin 2007 ai së bashku me vëllanë, Ilija Bejo kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë dy vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Dy të fundit morën plagë nga plumbat, por i mbijetuan të shtënave. 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 dhjetorit 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Drejt tyre u qëllua tetë herë.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip "Ford Fiesta" me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit dhe arritën t'u mbijetojnë plagëve.

Shkak për ngjarjen atëherë u raportua një konflikt i vjetër mes vëllezërve të këtyre dy familjeve, që mendohej se kishte lidhje për shkak të një femre nga Kuçova, e cila bashkëjetonte me Ilia Bejon. 

Për ngjarjen e para 15 viteve, Admir dhe Ilia Bejo u dënuan me nga 7 vite burg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco