Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Nga 1992 e deri më sot/ Njihuni me vrasjet më të tmerrshme në Mal të Zi

Nga 1992 e deri më sot/ Njihuni me vrasjet më të tmerrshme në Mal të Zi

18:02, 13/08/2022
A+ Aa A-

Krimi i djeshëm në Mal të Zi ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë para se të eliminohej edhe ai, është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e këtij vendi.

30 vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviç, vetëm 22 vjeç ekzekutoi 9 fshatarë në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja, ku më pas u vra edhe vetë autori i ngjarjes.  Një vit më vonë, në Çokrije në komunën e Bjelopoljes, 14-vjeçari Momçilo Ceroviç vrau familjen e tij, prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën trevjeçare dhe më pas u vetëvra.  Një krim tjetër ndodhi në Bijelo Polje në vitin 1993, kur Novo Soshiç, 44 vjeç eliminoi katër anëtarë të familjes në shtëpinë e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç dhe vetëm një djalë 11-vjeçar mbijetoi.

Srgjaan Stamenkoviç nga Nishi dhe pesë persona të tjerë vdiqën në vitin 2001 në Berane në shpërthimin e planifikuar të një ndërtese trekatëshe në qendër të qytetit, shkruan Vijesti.

Stamenkoviç e solli eksplozivin në çantë me urdhër të 34-vjeçarit Zoran Stevançeviç nga Beogradi, i cili u arrestua dy muaj pas krimit.

Në vitin 2006, në natën e Vitit të Ri, Milan Zekoviç vrau një familje prej 5 anëtarësh në shtëpinë e tyre në Zelenica afër Herceg Novi. Mes të vrarëve ishin edhe tre djem të moshës 12, 10 dhe 6 vjeç.

Ish-polici Slavko Miloviç nga Andrijevica vrau tre persona në Rijeka Marseniç në vitin 2012, ai ekzekutoi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën, dhe më pas u vetëvra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco