I dënuar me 15 vite burg, shqiptari bie në 'rrjetën' e policisë italiane

I dënuar me 15 vite burg, shqiptari bie në 'rrjetën' e policisë italiane

17:47, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Pieves në Itali, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

40-vjeçari është dënuar nga gjykatat gjermane me 15 vite burg për trafik droge.

Shqiptari ra në prangat e policisë italiane pas një kontrolli rutinë që iu bë automjetit me të cilin ai po lëvizte.

Pas kryerjes së formaliteteve, 40-vjeçari u transferua në burgun e Perugia-Capanne, ndërkohë që mediat italiane nuk e kanë publikuar identitetin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco