Bie numri i të infektuarve me koronavirus, një humbje jete

Bie numri i të infektuarve me koronavirus, një humbje jete

17:29, 13/08/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se 564 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 1596 testime të kryera. 695 qytetarë të infektuar ishin një ditë më parë.  

Një qytetar nga Tirana 81 vjeç, ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm.  

232 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, ndërsa në spital po marrin trajtim mjekësor 22 pacientë. 

Situata   

Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë, në këto bashki: 

160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar. 

Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç. 

Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore            564
Të shëruar në 24 orë          232
Të shtruar në spitale            22
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                     1596
Testime totale               1,941,032
Raste pozitive                  321,345
Raste të shëruara              314,571
Raste Aktive                        3,204
Humbje jete                         3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë                       1,053
Fier                       545
Durrës                   346
Vlorë                      304
Gjirokastër            231
Berat                   138
Elbasan               129
Korçë                  129
Shkodër               121
Lezhë                   120
Dibër                   54
Kukës                  34

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco