Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

‘4 km rradhë në pikën kufitare të Kakavijës’/ Pala greke shton numrin e sporteleve

14:35, 13/08/2022
A+ Aa A-

Si pasojë e fluksit të lartë në dalje nga pika kufitare e Kakavijës në Greqi, pala greke ka shtuar numrin e sporteleve dhe po punon me procedure të përshpejtuar për automjetet në hyrje në tokën shqiptare.

Masat erdhën pas rritjes së fluksit mëngjesin e sotëm dhe një takimi dypalësh mes drejtuesve të kufirit të të dyja palëve zhvilluar paraditen e sotme.

Mëngjesin e sotëm, në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri krijuan deri në 4 km radhë të automjeteve.

Njoftimi

Pas informacioneve për rradhët e shtuara të automjeteve në kalimin nga Greqia për në Shqipëri, në pikën doganore të Kakavijës,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.

Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes.  Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve

Në pikën doganore ka mbërritue edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke.

Aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco