Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Radhë kilometrike në kufi, qytetarët bllokohen për orë të tëra

09:12, 13/08/2022
A+ Aa A-

Në pikën kufitare të Kakavijës ka radhë automjetesh prej disa kilometrash.

Qytetarët që kanë destinacion Shqipërinë duhet të qëndrojnë për orë të tëra në trafik për shkak të mungesës së shërbimit të sporteve nga ana greke. Burime bëjnë me dije se grekët punojnë vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje. Në pjesën greke ka pasur radhë automjetesh që në orët e para të mëngjesit ndërsa tani është shtuar më shumë.

Ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje. Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në ditën e parë të fundjavës që korrespondon me dy javët e fundit të muajit gusht kur është dhe piku i sezonit të pushimeve.

Edhe në pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit në Han të Hotit ka fluks të kalimit të pasagjerëve në hyrje dhe dalje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco