‘Goditi veten me thikë’, transportohet në spital 41 vjeçari nga Fieri

‘Goditi veten me thikë’, transportohet në spital 41 vjeçari nga Fieri

08:40, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Fieri, ku një 41 vjeçar dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me thikë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, familjarët e 41 vjeçarit me iniciale E. N. e kanë transportuar në spital në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i policisë/ Fier

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës.

41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco