VIDEO-SYRI TV/ Plagoset punonjësi i IMT, si ndodhi ngjarja e rëndë

08:34, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit është plagosur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Todi Shkurti’, ku inspektori kishte shkuar të shembte banesën e Qani Muçës. Ky i fundit, në dëshpërim pas shembjes së shtëpisë, në gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar me armë punonjësin e IMT, Ilirjan Gavelli, i cili ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën

SYRI TV

Një punonjësi i Inspektoratit te Mbrojtjes së Territorit është plagosur pasditen e kësaj të premte në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Todi Shkurti’, dhe mësohet se punonjësi i IMT  Ilirjan Gavelli kishte shkuar në banesën e Qani Muçës për të zbatuar vendimin e prishjes së banesës së 55-vjeçarit.

Sipas policisë së kryeqytetit, mësohet se ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër pasi nuk ka qenë dakord për shembjen e banesës, pasi mbetej në mes të katër rrugëve, në fillim është grindur me punonjësin e IMT, dhe më pas e ka qëlluar me arme duke e plagosur në bark.

Burimet bëjnë me dije se pas këtij veprimi, Muça nuk ka tentuar të largohet nga banesa, por është kapur menjëherë sapo në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e policisë të cilët e kanë shoqëruar ne komisariat.

Ndërkohë që inspektori është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco