Aksidenti në Mallakastër, mes 8 të plagosurve dy fëmijë të mitur

Aksidenti në Mallakastër, mes 8 të plagosurve dy fëmijë të mitur

21:37, 12/08/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerët. Mës të plagosurve janë edhe dy fëmijë të mitur, 2 dhe 3 vjeç.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Renault" me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç (pasagjerët e automjetit tip "Benz"); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç,  (pasagjerët e automjetit tip "Renault"), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco